Haradinaj: Qytetari vendos sovranin

“Iu bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë”

I nominuar për kryeministër dhe Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj , ka votuar në Shkollën e Mjekësisë“ Ali Sokoli”, me që rast iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të votojnë dhe të vendosin vet për fatin e tyre.

“Sot  iu bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë, vota ka rëndësi, ky vendim i sotëm e ka rëndësinë e vet katër vite të shfrytëzojnë votën  vetë…Fitorja më e madhe është që të gjithë qytetarët sot  vendosin për veten, për fatin e vet, dhe iu bëjë thirrje të gjithëve me dal me votu me vendos për fatin e vet”, tha ai.

I pyetur se a do ta pranojnë rezultatin çfarëdo që është, Haradinaj tha se gjithsesi që do ta pranoj rezultatin cili do që është, sepse qytetari është ai që vendos sovranin.

“Gjithsesi që po, i ftojë të gjithë qytetarët që të votojë, sot është qytetari ai që e vendos sovranin”, tha ai

Obligim për të votuar e ka kryer edhe bashkëshortja e Haradinajt, Anita,  e cila i ftoi të gjithë qytetarët që të votojnë.

 

Back to top button