Reagimi i Haradinajt

Reagimi i Haradinajt

Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka dënuar ashpër rastin e përleshjes dhe therrjes së një të riu serb afër Urës së Ibrit në Mitrovicë.

Haradinaj u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejt të ndriçojnë rastin dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar.

“Dënoj ashpër rastin e përleshjes dhe therrjes së një të riu serb në urën e lumit Ibër. U bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar. Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës dhe diversitetit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se veprimet e tilla janë raste të izoluara dhe asnjëherë nuk do të cënojnë paqen dhe sigurinë në vend./21Media