Haradinaj: Rritja ekonomike prej 5% nuk është e mjaftueshme

Kreu i ekzekutivit gjatë takimit me menaxhmentin dhe punonjësit e ATK-së

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka takuar sot menaxhementin dhe punonjësit e Administratës Tatimore të Kosovës, ku u kërkoi atyre që të ulet informaliteti dhe të luftohen dukuritë negative si korrupsioni dhe të sigurohet një shtet ligjor.

“Ju e keni një rol shumë të rëndësishëm, në administrimin e tatimeve dhe gjithë procesit tatimor në vend”, tha Haradinaj, duke i falënderuar zyrtarët për punën dhe të gjitha të arriturat në ATK.

Haradinaj theksoi se gjendja ekonomike në vend nuk është e mirë, ndërsa shtoi se rritja ekonomike prej 5% nuk është e mjaftueshme. Për këtë tha se është mirë që të fuqizohen sipërmarrësit të cilët më së miri dinë të krijojnë vlerë të shtuar në ekonomi dhe të ndërmarrin veprimet më të duhura për rritjen ekonomike në vend.

“Duhet shumë më shumë rritje se me këtë nuk mund ta zëmë hapin e vendeve të BE-së”, shtoi kryeministri.

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, tha se si institucion kyç për grumbullimin e të hyrave për buxhetin e Republikës së Kosovës, ATK ka përgjegjësi ligjore që të kujdeset për administrimin e tatimeve në nivel qeveritar./21Media

Back to top button