Qeveria përkrahë Zyrën e Koordinatorit Administrativ të Ekipit negociator

Qeveria përkrahë Zyrën e Koordinatorit Administrativ të Ekipit negociator

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, ndër të tjera theksoi se Kosova ka mjaft sfida.

Jemi vend që kemi sfida. Kosova ka sfida të shumta. Në Serbi, blejnë armë në Moskë. Ato armë janë për qëllime të luftërave. Bëjnë bukur shumë para. Me këtë i bie që Serbia po i merr paratë e taksapaguesve të Serbisë e po hap vende pune në Moskë. BE-ja s’po ankohet, po i jap prap IPA fonde. Për këtë po u them se ka plotë specifika. Si vend kemi dal nga lufta. Kemi disa skema sociale, disa skema pensionale. Në Gjermani ka skemë për ata të papunët. Akoma s’kemi mbërri ku duhet. Mendimi im është që sa më shumë Evropë në Kosovë më pak punë të këqija dhe më lehtë stabilizohet Ballkani. Nëse BE-ja s’ia hap negociatat Shqipërisë, është më pak Evropë në Ballkan”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka arsyetuar punësimin e bashkëpartiakëve të kryesuesve të Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj, në Zyrën e Koordinatorit Administrativ të Ekipit negociator.

Ai tha se ekipet janë profesionale, por edhe politike sepse dialogu është politik.

Haradinaj tha se e përkrahin si Qeveri funksionimin e kësaj zyre, por s’janë në dijeni të të gjithë procesit, sepse është punë e bashkëkryesuesve. Ai deklaroi se në emër të AAK-së duhet ta dërgojnë një përfaqësues pasi Avni Arifi shkon./21Media