Sipas Haradinajt ende ka mbetje të Millosheviqit

Sipas Haradinajt ende ka mbetje të Millosheviqit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se shtetin e kanë fuqizuar me ushtri, ndërsa përmes tarifave është mbrojtur tregu i Kosovës.

Duke mos treguar se ndaj kujt ka reaguar, Haradinaj ka thënë mbetjet e Millosheviqit nuk kanë të ndalur.

“Mbetjet e Millosheviqit nuk po ndalen! As unë nuk do te ndalëm që ta mbajë Serbinë jashtë Kosovës. Fuqizuam shtetin tonë me ushtri dhe përmes tarifave kemi mbrojtur tregun tonë. Kosova është shtet sovran në tërë territorin e saj dhe Serbia nuk do të ketë kurrë më punë këtu”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij “Facebook”./21Media