Pas 21 viteve mohimi

Pas 21 viteve mohimi

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut, ka kërkuar nga Serbia ta pranojë gjenocidin, e të kërkojë falje, nëse do paqe dhe stabilitet në rajon.

Duke iu referuar deklaratës sotme se vendeve të Kuintit, tha se SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia kanë rikonfirmuar se marakra e Reçakut ndodhi bashkë me masakrat tjera dhe këtë e bëri Serbia.

Pas 21 viteve mohimi, është koha e fundit që Aleksandër Vuçiqi e klika e tij trashëgimtare e Slobodan Millosheviqit të reflektojë, ta pranojë gjenocidin e të kërkojë falje nëse don paqe dhe stabilitet në rajon”, tha ai.

Tutje, Haradinaj ka thënë se të gjithë duhet të dinë se përderisa Serbia po vazhdon të jetë sateliti Rus në Ballkan edhe Evropë, si Kosovë mbetemi fuqishëm të rreshtuar me SHBA-të e shtetet tjera mike dhe gjithmonë të gatshëm të mbështesim dhe përkrahim ruajtjen e paqes, sigurisë, demokracisë dhe stabilitetit në rajon e më gjerë, kurdo që kërkohet nga ne.

Shtetet e Kuintit në komunikatën e tyre kërkuan që Qeveria e Kosovës dhe qeveria e Serbisë duhet të sigurojnë që viktimat dhe familjet e tyre kanë qasje të plotë në drejtësi dhe në informatat për fatin e më të dashurve të tyre.

Ndërsa, ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, i cili që po qëndron në Kosovë në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut tha se gjenocidi që ka ndodhur në këtë fshat nuk mund të mohohet nga askush. Këto komente, Walker i bëri në konferencën që Republikanët e Kosovës mbajtën me temën “Reçaku nuk është gënjeshtër”./21Media