Vendimi vjen pas gjuhës së urrejtjes

Vendimi vjen pas gjuhës së urrejtjes

Kyreministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga pozitia e tij Ministrin e Admnistratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Këtë kryeministri Haradinaj e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal në Kosovë, Ivan Todosijeviq në Zveçan, gjatë shënimit të 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s, ka mohuar të ketë pasur masakër në Reçak, si dhe shqiptarët e Kosovës, që luftuan për çlirimin e vendit, i ka quajtur terroristë. Edhe pse më 15 janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.

Për një deklaratë të ngjashme, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e kishte shkarkuar edhe  zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq. Ajo, ndërhyrjen humanitare të NATO-s në Kosovë e kishte quajtur “agresion”. /21Media