"Të hetohen saktë të gjitha rrethanat e këtij incidenti"

“Të hetohen saktë të gjitha rrethanat e këtij incidenti”

Rreth orës 00:15 është gjetur trupi i pajetë i të riut, që kishte mbetur brenda rrënojave nga shembja e ish-hotel Adriatikut në Mitrovicë.

Në lidhje me këtë rast, i pikëlluar ka mbetur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës, i cili humbi jetën në këtë incident.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj iu ka bërë thirrje institucioneve relevante të hetojnë saktë të gjitha rrethanat e këtij incidenti dhe të çojnë para drejtësisë shkaktarët e tij.

I pikëlluar me lajmin për vdekjen e të riut Visar Behrami nga shembja e objektit në Mitrovicë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit“, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas policisë dhe Komunës së Mitrovicës dyshohet se shkaku i shembjes ka qenë renovimi që po bëhej në këtë hotel.

Në lidhje me rastin i pari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ditën e sotme e ka shpallur ditë zie, në shenjë nderimi dhe dhimbje për humbjen e jetës së të riut. /21Media