Haradinaj: S’ka tërmet që na ligështon

Haradinaj dekoron Metën

Ne jemi unik si kurrë më parë, Kosovë e Shqipëri, veri e jug, të majtë e të djathtë, pushtet e opozitë, që të ngritën mbi interesat parciale dhe t’u dalin në ndihmë të gjithë atyre njerëzve që kanë zi sot dhe frikë për të nesërmen”, kështu tha kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, në ceremoninë e organizuar për ndarjen e dekoratave nga Ilir Meta, për njësitet e kërkim- shpëtimit të Kosovës pas tërmetit në Shqipëri.

Fillimisht, në nderim të viktimave që humbën jetën në tërmetin që goditi Shqipërinë më 26 nëntor të këtij viti, është mbajtur një minutë heshtje.

Para të pranishmëve të shumtë, Haradinaj vlerësoi lart kontributin e të gjitha njësiteve nga Kosova që i dolën në ndihmë bashkëkombësve të tyre në Shqipëri, duke theksuar se Kosova reagoi si shtet me të gjitha resurset humane, teknologjike e financiare, që në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit fatal, me ushtrinë dhe policinë e saj, me njësitet e kërkim-shpëtimit dhe emergjencave civile.

Në të njëjtën ditë në Shqipëri janë nisur ekipet e Çetave të Shpëtimit të Trepçës dhe Artanës; Njësia e zjarrfikësve nga Korporata Energjetike e Kosovës; nga Komuna e Suharekës, Kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve të kontraktuara nga Ministria e Transportit, që dua t’i falënderoj nga zemra, duke u thënë: Bravo u qoftë!”, tha Haradinaj.

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj e dekoroi me titullin “Gjergj Kastrioit Skernderbeu”, presidentin Ilir Meta me motivacion forcimin e bashkëpunimit Kosovë- Shqipëri/21Media

 

Back to top button