“Vendimi i gjykatës franceze mund të shtyhet sërish”

“Vendimi i gjykatës franceze mund të shtyhet sërish”

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Ramush Haradinaj nuk shprehet shumë optimist se në seancën e sotme mund të ketë ndonjë vendim pozitiv për të.

“Është seancë ballafaquese. Prokurori do të paraqes të gjeturat përfundimtare, pse janë përmbushur kriteret për ekstradim në Serbi, ndërsa ne, mbrojtja do të paraqesim argumentet që kjo kërkesë është e pa bazuar, e motivuar politikisht, s’ka bazë ligjore dhe duhet të hidhet poshtë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka përsëritur se pafajësia e tij është vërtetuar dy herë me proceset gjyqësore ndaj tij të zhvilluara në Tribunalin e Hagës./21Media

http://rtv21.tv/haradinaj-skeptik-per-seancen-e-sotme/
Facebook Comment