Kryeminsitri vlerëson vizitën e Pahor

Kryeminsitri vlerëson vizitën e Pahor

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Haradinaj ka vlerësuar vizitën e Pahor dhe mbështetjen e Sllovenisë, duke thënë se ky vend shërben si shembull për ndërtimin e shtetit modern.

“Dhjetë vjet shtet me miqësi tradicionale me Republikën e Sllovenisë. Sllovenia i ka qëndruar në krah Kosovës në të gjitha etapat e ngritjes së saj. Vizita e kryetarit, Borut Pahor, në dhjetëvjetorin e pavarësisë sonë, e konfirmon mbështetjen e shtetit slloven edhe në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës. Sllovenia na shërben si shembull për ndërtimin e shtetit modern”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media