Haradinaj sot mbledh Kryesinë e partisë

Mbledhen për të diskutuar

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00 për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi konfirmoi për këtë mbledhje e cila do të mbahet në orën 11:00 por që nuk dha shumë detaje në lidhje me diskutimet që pritet të bëhen.

Ai vetëm tha se tash pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja mandatari për kryeministër, Ramush Haradinaj do të fillojë negociatat me subjektet politike për formimin e Qeverisë.

Isufi nuk ka dashur që të tregojë nëse kryetari i tij i ka numrat duke thënë se për këtë të gjithë do të informohen me kohë.

Back to top button