Pas marrëveshjes mes AAK-së dhe PSD-së, pritet edhe një takim me Nismën

Pas marrëveshjes mes AAK-së dhe PSD-së, pritet edhe një takim me Nismën

Kryeministri në detyrë njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se sot do të zhvillojë takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, por që nuk është bërë i ditur orari.

Njoftimin për takimin Haradinaj e bëri dje gjatë një konference për media, të mbajtur me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor në mes AAK-së dhe PSD-së.

Takimet në mes liderëve të subjekteve politike në Kosovë janë duke u zhvilluar në kuadër të situatës aktuale politike, si shpërndarja e Kuvendit që pritet të ndodhë më 22 gusht, shkuarja në zgjedhje si dhe koalicionet e mundshme parazgjedhore dhe paszgjedhore.