Viziton zonat e prekura nga termeti

Viziton zonat e prekura nga termeti

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot me bashkëpunëtorë udhëton për në Shqipëri për të vizituar zonat e prekura nga tërmeti.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit në detyrë përmes një njoftimi për media.

Si pasojë e tëmetit me magnitudë 6.4 që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, kanë humbur jetën të paktën 49 persona.

Zyrtarët ende nuk kanë ofruar shifra se sa persona mund të jenë nën rrënoja.

Në prill të vitit 1979, një tërmet me magnitudë 6.9 ka goditur Shqipërinë dhe shtetin fqinj, Malin e Zi, duke lënë 136 persona të vdekur dhe më shumë se 1,000 të plagosur./21Media