Haradinaj ka thënë se deklarata e tij është kapur për bishti

Haradinaj ka thënë se deklarata e tij është kapur për bishti

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka mohuar se ka thënë që do të ketë spastrim etnik, por se Beogradi duhet të ketë kujdes, pasi është vetë ky shtet që po tenton ta spastrojnë Kosovën.

Haradinaj në seancën e sotme plenare ka thënë se kushdo që ka dilema se çka po ndodhë në Kosovë dhe rreth Kosovës, duhet ta kuptojë se ka tendenca që ka qëllime të destabilizohet Kosova dhe rajoni.

Ai ka thënë se nëse e kanë qëllim destabilizimin le t’i implementojnë diku tjetër, ata që janë në Beograd, pasi duhet ta dinë se sa herë të duan do ta kenë përgjigjen siç e kanë marrë në vitin 1998-99.

“E përsëriti edhe një herë e kam thënë me plotë vetëdije atë deklaratë. Por ajo deklaratë është kapur për bishti dhe kujt i ka konvenuar ajo le të mbajë përgjegjësi. Ata që sot krekosen për serbët e Kosovës, le të na tregojnë se si u bë vrasja e Pandes për t’ua lënë fajin shqiptarëve….Nuk kam thënë se do të ketë spastrim etnik por duhet ata në Beograd të kenë kujdes sepse janë ata që po tentojnë ta spastrojnë Kosovën, e në rast që po duan me luajt me zjarr, puna e mbarë iu koftë”, tha ai.

http://rtv21.tv/haradinaj-spastrim-etnik-po-done-beogradi-dhe-jo-ne/
Facebook Comment