Haradinaj mirënjohës përjetë studentëve

Haradinaj mirënjohës përjetë studentëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kujtuar 37 vjetorin e demonstratave të vitit 1981 është shprehur se 11 marsi ishte demonstrata më e fuqishme, e cila do të masovizohej në lëvizje popullore.

”Sot, kujtojmë guximin e vizionin dhe nderojmë veprën e secilit student të Universitetit të Prishtinës, që 37 vjet më parë, mposhtën frikën duke i dhënë shpirt e drejtim kauzës sonë për liri. Mirenjohës përjetë”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Sot bëhen 37 vjet nga organizimi i demonstratës studentore, e cila është protesta e parë që u shtypë me dhunë nga policia dhe ushtria jugosllave.

Me datën 4 mars të vitit 1981 studentët e Kosovës organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre dhe kjo protestë ishte shkëndija e demonstratës së organizuar nga studentët më datën 11 mars 1981./21Media