Haradinaj vizitoi studentët

Haradinaj vizitoi studentët

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik vizitoi Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Haradinaj, i shoqëruar nga drejtori i kësaj qendre, Fatmir  Sfishta dhe ministri në largim i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi,  vizituan konviktin Nr. 7 dhe atë Nr.8, ku panë nga afër kushtet dhe ambientet në të cilat banojnë studentët.

Nga aty Haradinaj tha se “breza e breza të studentëve kanë sakrifikuar për liri, e disa kanë rënë në fronte të luftës, që t’i kushtohemi nxënies së dijes, por edhe vlerave tona si vend”.

Po ashtu, ai vizitoi edhe mensën e studentëve, me ç’rast ka drekuar së bashku me studentët.

Qeveria që kam udhëhequr ka punuar që të jetë afër të rinjve, studentëve, afër arsimit të lartë, të mesëm dhe të ultë dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, tha Haradinaj, duke uruar studentët për një vit të mbarë dhe duke shprehur respekt për gjithë kontributin e rinisë studentore në të gjitha etapat.

Nga ana e tij, ministri në largim i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë duke uruar studentët për një vit të mbarë.

Drejtori i Qendrës së Studentëve tha se kishte kënaqësinë ta mirëpres kryeministrin në detyrë Haradinaj, në ditën kur edhe fillon vendosja e studentëve nëpër konvikte dhe funksionalizimi i mensës së studentëve.

Krejt kjo që po shihet nuk do të ishte pa përkrahjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, me angazhimin tonë dhe mirëkuptimin e studentëve, që jeta në qendrën studentore të jetë më atraktive dhe të jetë në shërbim të studimit të tyre”, tha drejtori./21Media