"E dënojmë sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak"

“E dënojmë sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak”

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmeve raketore iraniane kundër bazave ushtarake amerikane në Irak.

Ai ka thënë se Kosova qëndron e palëkundur në mbështetje dhe përkrahje të SHBA-së.

“E dënojmë sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak dhe e vlerësojmë këtë sulm si akt i rëndë agresioni ndaj SHBA-së. Njëkohësisht institucionet e Kosovës, janë duke i përcjellë me vëmendje këto zhvillime që prekin edhe jetën e qytetarëve tanë, të cilët punojnë përkrah trupave amerikane në këto baza. Qeveria e vendit qëndron përkrah SHBA-së, në ofrimin e paqes dhe sigurisë ne botë”, shkruan Haradinaj në Facebook.