Në prag të 10 vjetorit të pavarësisë

Në prag të 10 vjetorit të pavarësisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë me mediat gjermane, në prag të 10 vjetorit të pavarësisë ka vlerësuar se lindja e një kombi nuk është proces i lehtë dhe në këtë kuptim Kosova ka mësuar një mori leksionesh.

”Ne duhet ta përmirësojmë punën qeverisëse, shtetin e së drejtës dhe ekonominë. Ne jemi aty ku jemi, por nuk dorëzohemi dhe duhet t’u dalim në ballë problemeve, sepse ky është vendi ynë dhe një vend tjetër për të jetuar nuk e kemi, ka theksuar Haradinaj.