"E marrë si një lloj përkrahjeje, si një lajm pozitiv"

“E marrë si një lloj përkrahjeje, si një lajm pozitiv”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në konferencën e mbajtur për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë që takimin e Berlini para atij të Parisit nuk e sheh si presion për heqjen e taksës.

Takimet e Berlinit, vazhdimi, takimi me kancelaren nuk është mirë me e leshu në këtë konotacion kaq të varfër, ta kërkojë me heqë taksën. Shikoni, kancelarja Merkel është person i zënë ka shumë punë, ka shumë angazhime, udhëheqë me vendin e vetë me procese të tjera. Është respekt i madh që na ka ftuar për një takim bilateral, kryetarin e Qeverisë së Kosovës, e ka ftuar Kosovën në këtë rast, jo mua edhe unë do të shkoj me respektin më të madh në një bisedë të tillë pune. Nuk është e para, kam pasur rastin ta kemi një në Londër, sikurse e dini, pastaj e kemi pas në Berlin sa ishte samiti, gjatë kësaj jave e kemi pas mundësinë edhe të bashkëbisedimit. Ky është takimi i parë bilateral, në këtë rast Kosovë-Gjermani, është mendoj një sukses i madh i Kosovës me hy në agjendë e në hartë të këtillë. Vendimi për taksën është vendim sovran i Qeverisë së vendit, nuk lihet me bilateralen, me njërën nga shtetet, është masë legjitime që e ka marrë Kosova edhe lidhet me njohjen e Kosovës nga Serbia, pra janë procese krejt të ndara dhe nuk duhet t’i ndërlidhim. Jo unë e marrë ndryshe, e marrë si një lloj përkrahjeje, si një lajm pozitiv.”, ka thënë Haradinaj./21Media