Haradinaj takohet me Komisionerin Hahn, kërkon liberalizimin e vizave!

Kryeministri është në Mynih, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë

Gjatë kësaj konference kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua me Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn.

Haradinaj me anë të një postimi në Facebook deklaron se komisionerit Hahn i ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të jetë partnere kredibile e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë.

Haradinaj gjithashtu ka biseduar për tarifat, duke deklaruar se vendi ynë i gëzohet tregut të lirë, jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por në të gjithë Ballkanin Perendimor, e duke shtuar se i gëzohemi kohës kur nuk do të ketë tarifa, megjithatë respekti dhe njohja reciproke, është parakusht për t’u arritur kjo.

Sa i përket vizave Haradinaj ka kërkuar këtë të “drejtë“ sipas tij, që u takon qytetarëve tanë.

“Po ashtu, theksova edhe njëherë nevojën e liberalizimit të vizave si një e drejtë që u takon qytetarëve tanë. Rikujtova se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kushtet dhe padrejtësisht mbetet e izoluar”, ka shkruar Haradinaj në Facebookun e tij./21Media

Back to top button