“Kryeministren May e njoftova për zhvillimet politike në Kosovë“

“Kryeministren May e njoftova për zhvillimet politike në Kosovë“

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pati një takim bilateral me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, në kuadër të Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Poznan të Polonisë.

“Kryeministren May e njoftova për zhvillimet politike në Kosovë, duke shprehur vendosmërinë tonë për fuqizimin e partneritetit bilateral mes dyja vendeve dhe duke kërkuar mbështetje në proceset rajonale, veçmas në finalizimin e dialogut me Serbinë, konkretisht në arritjen e një marrëveshjeje, finale, me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.”, shkroi Haradinaj në faqen e tij në Facebook.

“Falënderova Kryeministren May për qëndrimin konsistent të Britanisë së Madhe kundër idesë për ndryshim kufijsh dhe këmbim territoresh, si dhe për ndihmen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për fuqizimin e sundimit të ligjit, avancimin e administratës publike dhe zhvillim ekonomik në Kosovë.”, përfundon shkrimin e tij kryeministri.

Në samitin që u mbajt dje e sot, të pranishëm ishin Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, kryeministra dhe ministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu, përfaqësues të shteteve, organizatave si dhe përfaqësues të BERZH, OECD, RYCO./21Media

Image may contain: 1 person, standing