Kryeministri në Vatikan

Kryeministri në Vatikan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me Papa Françeskun në Vatikan.

Takimin e ka konfirmuar për media, zëdhënësja e Qeverisë Donjeta Gashi. Në takim është biseduar për tema të përgjithshme, ndërsa Haradinaj e ka falënderuar Papën për pritjen. Po ashtu, kryeministri e ka falënderuar Atin e Shenjtë për përkushtimin e tij në raport me vlerat e përbashkëta.

Më vonë gjatë ditës zyra e kryeministrit do të lëshojë një komunikatë për media si dhe do të publikojë fotografitë nga ky takim.

Kujtojmë se dje kryeministri Haradinaj i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Vatikan, është takuar me Sekretarin e shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, të cilit i ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.