Flasin për procesin zgjedhor

Flasin për procesin zgjedhor

Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka pritur sot eurodeputeten gjermane, Viola von Cramon – Traubadel, kryesuese e misionit vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.

Haradinaj ka njoftuar Cramon-Traubadel për zhvillimet politike nëpër të cilat po kalon vendi, dhe për pjekurinë politike e demokratike me të cilën Kosova po e fillon këtë cikël elektoral.

“Kishim një bashkëbisedim të frytshëm për rëndësinë që procesi zgjedhor në Kosovë të jetë kredibil dhe me standarde të larta të zgjedhjeve të lira e demokratike, për të cilën po angazhohemi bashkërisht”, ka shkruar Haradinaj.

Më 6 tetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Lista përfundimtare e zgjedhjeve përmban 1 milion e 937 mijë e 869 emra të votuesve. Numri i Qendrave të Votimit (QV) është 895, katër 4 qendra të votimit, ndërsa numri i vendvotimeve është 2 mijë e 547.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot ka filluar periudha e Votimit Përmes Postës./21Media