Haradinaj: Askush në Amerikë nuk është për ndarjen e Kosovës

Haradinaj: Askush në Amerikë nuk është për ndarjen e Kosovës

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj nuk ka bërë të ditur nëse është i informuar se 10 shtete mund ta tërheqin njohjen e pavarësisë ashtu siç kishte deklaruar zëvendëskryeministri në detyrë Enver Hoxhaj, por ka thënë se nuk komenton deklarata që bëhen në kuadër të kërkimit të votave. Ndërsa, edhe një herë ka bërë të ditur se pavarësisht deklaratave të zyrtarëve amerikanë për pezullimin e taksës, ajo nuk do të hiqet deri në njohje./21Media