Haradinaj komenton deklaratën e Bërnabiq

Haradinaj komenton deklaratën e Bërnabiq

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka komentuar deklaratën e kryeministres serbe Ana Bërnabiq se njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë.

Sipas Haradinaj me këtë deklaratë Serbia tregon se jo taksa, por pretendimet territoriale janë ato që e kanë bllokuar dialogun, shkruan rtv21.tv.

“A po e shihni se Taksa nuk e ka bllokuar dialogun, por aspiratat territoriale të Serbisë ndaj Kosovës! E po Kosova është shtet sovran me këta kufinj, ndërkombëtarisht të njohur dhe të pandryshueshëm, dhe sa më parë ta kuptojë ketë fakt lidershipi në Serbi, është më mirë për ta!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media