Haradinaj: Taksa nuk i prish marrëdhëniet me Amerikën

I ftuar në emisionin “Argument Plus”, ishte kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj

Duke diskutuar për taksën, kryeministri Haradinaj deklaroi se mbajtja e taksës nuk i prish marrëdhëniet strategjike me Amerikën, sipas tij mund ta prishë ndonjë veprim ditor, javor apo mujor, mirëpo jo marrëdhënien strategjike me Amerikën, shkruan rtv21.tv.

Haradinaj shton se marrëdhënia do të mund të prishej nëse ne do të dilnim kundër ligjit, mirëpo vendimi për taksën është veprim ligjor, kushtetues dhe në kuadër të normave të cilat janë të dakorduara për marrëdhëniet bilaterale Kosovë – Amerikë.

Kryeministri thekson se ky nuk është një vendim i dedikuar Amerikës apo ndonjë aleati të përbashkët, por një kundërshtari që ka pozita armiqësore kundrejt Kosovës siç është Serbia, e cila me paratë që i fiton duke shitur në Kosovë, blen armë tek armiku i Amerikës, Rusia./21Media

Back to top button