Deputeti kërkon që ky rast të mbyllet

Deputeti kërkon që ky rast të mbyllet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj tha sot se hetimi i Inspektoriatit të Policisë së Kosovës (IPK) ndaj policëve që e kryen detyrën e tyre në rastin e Marko Gjuriq, është në shpërputhje të plotë me detyrat që ju dhanë kësaj njësie. Ndërkohë, kërkoi që ky rast të mbyllet.

Haradinaj u shpreh se nuk është përdorur asnjë forcë ndaj të Gjuriqit dhe kërkoi që policët të dekorohen qe e kryen detyrën me nder.

“Policët nuk përdorën as më të voglën forcë, e tëra që shihet është veprim racional konform situatës. Andaj duhet të mbyllet ky rast dhe të dekorohen djemtë dhe vajzat qe e kryen detyrën me nder. E kundërta do ishte një demotivim i tyre për të ofruar siguri për të gjithë. Ata i zbatuan detyrat e dhëna nga eprorët dhe asgjë më shumë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij “Facebook”.

Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq ishte arrestuar më 26 mars të vitit të kaluar në veri të Mitrovicës, kjo për shkak se ai po qëndronte ilegalisht në Kosovë./21Media