Haradinaj tha se Kosova dhe Shqipëria duhet t’i heqin pengesat administrative

Haradinaj tha se Kosova dhe Shqipëria duhet t’i heqin pengesat administrative

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se është me rëndësi që Kosova dhe Shqipëria t’i largojnë pengesat administrative dhe burokratike, përfshirë edhe pagesën në rrugën e kombit.

Kështu është përgjigjur kryeministri, teksa është pyetur në lidhje me deklaratat e presidentit Thaçi për bashkim kombëtar.

“Është me rendësi që Kosova dhe Shqipëria t’i heqin pengesat administrative, burokratike ose taksën e rrugës, që është vënë tashmë. Do të ishte mirë të veprohet më konkret”, ka deklaruar Haradinaj gjatë konferencës me gazetarë.