Sot dita e çlirimit të Suharekës

Sot dita e çlirimit të Suharekës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në ditën e çlirimit të Suharekës, ka porositur të kujtohet e kaluara jonë e lavdishme dhe të motivohemi për të punuar edhe më shumë për zhvillim dhe mirëqenien e qytetarëve tonë.

Haradinaj duke iu drejtuar qytetarëve të Komunës së Suharekës, ka shkruar në “Facebook” se qershori i lirisë, shënon fillimin e kthesës historike për Kosovën.

“Përulemi me respekt, para heroizmit të dëshmorëve, flijimit të martirëve, kontributit të luftëtarëve të UÇK-së, sakrificës së të gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës, me falënderim të veçantë për aleatët tonë nga Aleanca Veriatlantike. Në këtë përvjetor jubilar, të çlirimit të kësaj Komune, të kujtojmë të kaluarën tonë të lavdishme dhe të motivohemi për të punuar edhe më shumë për zhvillim dhe mirëqenien e qytetarëve tonë”, ka shkruar ai./21Media