Haradinaj tha se Ksoova nuk harron

Haradinaj tha se Ksoova nuk harron

Kryeministri i Republikës së Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj, bashkë me anëtarë të kabinetit qeveritar, mori pjesë në ecjen solidarizuese dhe bëri homazhe te “Përmendorja dedikuar personave të zhdukur”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur.

Haradinaj tha se të zhdukurit e luftës janë plaga jonë më e madhe, që na përcjellë secilën ditë, tash e dy dekada.

“Është obligim i yni shtetëror që të punojmë përditë, pa u ndalur, që ta zbardhim fatin e tyre. Kosova nuk harron!”, tha Haradinaj.

20 vjet pas përfundimit të luftës ende nuk dihet për fatin e 1 mijë e 653 personave të pagjetur./21Media