Haradinaj tha se nuk ka amnisti për askënd

Haradinaj tha se nuk ka amnisti për askënd

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk do të shkarkojë menjëherë zëvendësministrin të Administratës Publike, Bujar Nerjovaj-n, pas ngritjes së akuzës në Prokurorinë e Prizrenit.

Ai e arsyetoi këtë se akuza e ngritur ndaj zëvendësministrit ka të bëjë me kohën sa ai ka qenë drejtor në Komunën e Prizrenit.

“Më vjen mirë që ligji po e bën punën e vet. Pra për këdo qoftë, nuk ka amnisti për askënd, veprim politik si tipin e shkarkimit, si ka ndodh me Cena, nuk do të ndërmarrë menjëherë, për shkak se duhet të shihet si është vepra, por nëse një zëvendësministër apo ministër dikush akuzohet në qeveri për detyrën që ia kam besuar, unë atëherë veproj menjëherë. Nuk ka lidhje a është zëvendësministër apo ministër të partisë sime a cilado parti, askush nuk ka amnisti në këto tema”, tha ai.

Këto komente Haradinaj i ka bërë pas homazheve pranë shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë, sot në ditëlindjen e 56-të tij.

Për heroin, Haradinaj tha se po e nderojnë kontributin e tij dhe sakrificën që ka dhënë për liri.