Sipas Haradinajt, Thaçi e Veseli e panë atë si pengesë në dialog

Sipas Haradinajt, Thaçi e Veseli e panë atë si pengesë në dialog

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se Thaçi dhe Veseli kanë qenë të padrejtë me të në dyert e mbyllura me amerikanët. Sipas Haradinajt, Thaçi dhe Veseli kanë thënë se ai po bëhet pengesë në dialogun me Serbinë, por sipas tij, pengesë e vetme ishte Serbia.

“Edhe presidenti edhe Veseli kanë qenë plotësisht të padrejtë në takimet me amerikanët, në takimet e mbyllura. Më kanë shfaqur mua si pengesë për të mos vazhduar dialogun. E pengesë ka qenë Serbia që ka vënë kushte. Ai që ka bë masakra e krime, ka qitë kushte. Ne si viktimë, duhet të heqim taksën për të shkuar në dialog. Mendoj që kam vepruar mirë që s’kam lejuar”, tha Haradinaj.

Në “Interaktiv”, Haradinaj tha se nuk është rastësi që ai u ftua sërish nga Haga.

Haradinaj tha se nuk dëshiron të ketë koalicion me PDK-në, si PAN-i. Sipas tij, nuk ka pasur kimi mes këtij koalicioni, sepse në temat nacionale ka pasur thyrje të mëdha.

Duke folur për kundërkandidatët e tij, Haradinaj tha se LDK-ja ka bërë veprim të mençur me nominimin e Vjosa Osmanit si kandidate për kryeministre nga kjo parti, ndërsa për Kurtin tha se i thotë gjërat bukur në teori, por sipas tij jeta është më reale, qeverisja është më reale.

Kurse për kandidatin për kryeministër nga PDK-ja, Haradinaj tha se Veseli ka paqëndrueshmëri.

“Veselit ia atribuoj një paqëndrueshmëri. Në momentet kyçe s’ka qëndrueshmëri. Duhet ta mendojë këtë. Jam dëmtuar nganjëherë nga kjo paqëndrueshmëri e tij, PDK-së dhe presidentit”, tha Haradinaj.

Po ashtu, kryetari i AAK-së tha se do të përballej me ta në debat pub