Pas takimit me Mustafën, Limaj do të takohet me Haradinajn

Pas takimit me Mustafën, Limaj do të takohet me Haradinajn

Kryeministri në dorëheqje njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se nesër do të zhvillojë takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj.

Njoftimin për takimin Haradinaj e bëri gjatë një konference për media, të mbajtur me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor në mes AAK-së dhe PSD-së.

Takimet në mes liderëve të subjekteve politike në Kosovë janë duke u zhvilluar në kuadër të situatës aktuale politike, si shpërndarja e Kuvendit që pritet të ndodhë më 22 gusht, shkuarja në zgjedhje si dhe koalicionet e mundshme parazgjedhore dhe paszgjedhore.

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj ka zhvilluar sot një takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, në vazhdën e takimeve para zgjedhjeve.