Haradinaj thotë se situata në KEK nuk është në rregull

Sipas kryeministrit energjia elektrike është jetike në vend

Ditën e dytë pas marrjes së postit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një vizitë në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Në këtë korporatë Haradinaj është takuar me menaxhmentin e KEK-ut dhe kryetarin e Obliqit Xhafer Gashi.

Arsyeja pse kanë shkuar në KEK, sipas Haradinajt është se situata aty nuk është në rregull.“Kur e them këtë nuk po flas vetëm për menaxhim, por rasti i Shipitullës që zgjatë me vjet tregon që diqka ka ngec. Ne duam ta gjejmë ku është duke ngecur, ku është gabimi. Nuk mundem këto tema me shku pa kufi. Duam me kqyrë njëri- tjetrin, duam me iu pa qysh po shkojnë punët, duam t’iu përcjell çdo hap qysh është puna në KEK”, tha Haradinaj.

Ai paralajmëroi edhe një takim prej sonte orës 20:00 me banorët e Shipitullës, menaxhmentin e KEK-ut, në mënyrë që ta gjejnë zgjidhjen e këtij problemi. Sipas tij ekzistojnë marrëveshje dhe do të diskutojnë që ky problem të përfundojë sa më shpejt./21Media

Back to top button