Zgjedhjet e lënë pa shkuar Haradinajn në Samitin V4 dhe WB6

Zgjedhjet e lënë pa shkuar Haradinajn në Samitin V4 dhe WB6

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se angazhimet për zgjedhjet e parakohshme janë arsye se ai nuk do të marrë pjesë në Samitin V4 dhe WB6.

Ai ka thënë se e ka falënderuar presidentin çek për ftesën në këtë samit dhe ka bërë publike letrën ku po ashtu i ka thënë se e çmon përkushtimin e Çekisë ndaj Ballkanit Përnedimor.

“Kosova ka hyrë në një cikël të zgjedhjeve të parakohshme dhe angazhimet në këtë kohë të rëndësishme për vendin, kanë pamundësuar pjesëmarrjen time në punimet e Samitit të V4 dhe ËB6, nën kryesimin e Republikës së Çekisë. Përmes kësaj letre i kam shprehur falënderimet e sinqerta Kryeministrit të Republikës së Çekisë, z. Andrej Babis, për ftesën drejtuar Kryeministrit të Kosovës për të marrë pjesë në Samit, dhe çmojmë lartë përkushtimin e Republikës së Çekisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës evropiane të rajonit.
Si Kosovë do të vazhdojmë të jemi kontribues serioz për paqe dhe stabilitet në rajon dhe ndaj dialogut me Serbinë, i cili do të përfundoj me njohje reciproke, në kufijtë ekzistues.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në anën tjetër dje presidenti i Çekisë, Milos Zeman ka thënë në Beograd se brenda muajit do ta rishkiojnë mundësinë e tërheqjes së njohjes së Kosovës nga ky shtet./21Media