Haradinaj kërkon intensifikim të partneritet politik e ekonomik me Austrinë

Haradinaj kërkon intensifikim të partneritet politik e ekonomik me Austrinë

Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin austriak, Christophe Weidinger, ku ka shprehur vullnetin e institucioneve të Kosovës për intensifikimin e partneritetit politik dhe ekonomik ndërmjet Austrisë dhe Kosovës.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij “Facebook”, u shpreh se nga Austria sivjet pret mbështetje për liberalizimin e vizave.

“Me aleatë tradicionalë si Austria, vendi ynë ka kaluar sfidat më të mëdha të shtetndërtimit. Në takim mikpritës me ambasadorin austriak, Christophe Weidinger, shpreha vullnetin e institucioneve të Kosovës për intensifikimin e partneritetit politik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve tona. Austria, si vend mik, do të vazhdojë të luaj rol aktiv në afirmimin ndërkombëtar të Kosovës dhe presim që të rreshtohet me Gjermaninë, në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave këtë vit”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj qysh në muajin maj kishte marrë mbështetjen nga Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer për liberalizimin e vizave./21Media