FSK do të shpërndajë ndihmat

FSK do të shpërndajë ndihmat

Në këto ditë të vështira, Kosova po ndihmon më shumë se asnjëherë më parë Shqipërinë.

Mijëra persona nga zonat e prekura nga tërmeti kanë arritur në Kosovë për t’u strehuar. Strehimi i tyre po bëhet në baza individuale dhe në mënyrë të organizuar institucionale.

Të gjitha veprimet ndër-institucionale që Kosova ka ndërmarrë pas tërmetit me pasoja tragjike në Shqipëri, kanë qenë të koordinuara dhe në bashkëveprim me të gjitha palët. Këtë e tha edhe kryeministri në largim Ramush Haradinaj.

Ai nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar të gjithë qytetarët që janë të interesuar të ndihmojnë të strehuarit se ndihmat duhet t’i dërgojnë në Kazermën e FSK-së në Prizren, në mënyrë që ato do të delegohen në mënyrë të kujdesshme dhe të kontrolluara në vendet ku ka nevojë.

Tashmë Kampi Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman në Prizren është mbushur në të gjitha kapacitetet që ka dhe jemi duke u angazhuar në evidentimin e personave dhe ofrimin e strehimit. Andaj, për t’i evituar të gjitha konfuzionet për këtë mobilizim qytetar të ofrimit të ndihmës dhe grumbullimin e ushqimeve, ju bëjë apel të gjithëve që ushqimin dhe materialet e tjera të nevojshme, t’i dërgojnë në Kazermën e FSK-së në Prizren dhe pastaj ato do të delegohen në mënyrë të kujdesshme dhe të kontrolluara në vendet ku ka nevojë. Edhe njëherë, angazhimi ynë që nga dita e parë pas kësaj fatkeqësie ka qenë institucional dhe i koordinuar dhe kësisoj duhet t’i menaxhojmë edhe veprimet vullnetmira të qytetarëve tanë”, shkroi Haradinaj./21Media