Haradinaj i zënë me punë e detyra

Haradinaj i zënë me punë e detyra

Në vazhdën e takimeve që zhvilloi kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa i ftuar kishte qenë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Megjithatë, Haradinaj u shpreh se është i zënë me punë e detyra, raporton rtv21.tv.

“Tash jam i nxanun po e shihni me detyra me punë. Nuk kam kundër me taku por duhet me i kry këto punë qe i kam”, ka thënë Haradinaj në një prononcim për media pas mbledhjes së Këshillit drejtues të AAK-së, ku është vendosur për një koalicioni parazgjedhor me PSD-në.

I pari i LDK-së sot pati në takim kreun e PSD-së, Shpend Ahmetin dhe atë të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn. Ditë më parë Mustafa kishte takuar edhe kreun e VV-së, Albin Kurtin.

Më 22 gusht do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës në mënyrë që të mundësohen zgjedhjet e parakohshme./21Media