Kosova ka arritur progres në konsolidimin e sundimit të ligjit

Kosova ka arritur progres në konsolidimin e sundimit të ligjit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim ushtruesin e detyrës së shefit të EULEX-it, Bernd Thran, të cilin e uroi për detyrën e re në krye të misionit të BE-së për sundim të ligjit.

Haradinaj the se Kosova së bashku me BE-në dhe shtetet aleate, ka arritur progres substancial në konsolidimin e sundimit të ligjit.

“Me ushtruesin e detyrës së EULEX-it, si mision i tanishëm këshillëdhënës, shprehëm vullnetin e dyanshëm për intensifikimin e bashkëpunimit për fuqizimin e sistemit të drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media