Haradinaj uron besimtarët e Bashkësisë së Tarikateve për ditën e Ashures
11 Shtator 2019
Haradinaj: Porosia e kësaj dite na nxitë të qëndrojmë të bashkuar për ta ruajtur frymën e besimit në vlerat kulmore
Haradinaj: Porosia e kësaj dite na nxitë të qëndrojmë të bashkuar për ta ruajtur frymën e besimit në vlerat kulmore
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj i ka uruar ditën e Ashures, të gjithë besimtarëve të Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës.
Ai ka thënë se porosia e kësaj dite na nxitë të qëndrojmë të bashkuar për ta ruajtur frymën e besimit në vlerat kulmore.
“Të gjithë besimtarëve të Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës, iu uroj Ditën e Ashures, që simbolizon sakrifikicën për paqe. Porosia e kësaj dite na nxitë të qëndrojmë të bashkuar për ta ruajtur frymën e besimit në vlerat kulmore”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Dita e dhjetë e Matemit, e quajtur Ashure, shënon përmbylljen e zisë. Kjo ditë shënohet në teqetë e të gjitha Tarikateve, duke përfshirë edhe vendin tonë. Pas ceremonisë përmbyllëse të zisë së Matemit, përgatitet ëmbëlsira e quajtur hashure./21Media