Haradinaj përcolli një pjesë të ndeshjes mes "Dukagjinit" dhe "Ballkanit"

Haradinaj përcolli një pjesë të ndeshjes mes “Dukagjinit” dhe “Ballkanit”

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, i uroi futbollistët, klubet dhe tifozët e futbollit kosovar për fillimin e kampionatit 2019/2020. Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj njoftoi të gjithë ndjekësit e tij se ka përcjellë nga afër ndeshjen mes “Dukagjinit” të Klinës dhe “Ballkanit” të Therandës.

“Urime futbollistëve, klubeve dhe tifozëve të futbollit në fillimin e kampionatit 2019/2020. Sot, në Klinë, përcolla një pjesë të lojës ndërmjet “Dukagjinit” të Klinës dhe “Ballkanit” të Therandës.”, shkroi Haradinaj në Facebook./21Media