Gjermania edhe njëherë konfirmoi mbështetjën e Kosovës

Gjermania edhe njëherë konfirmoi mbështetjën e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Gjermania edhe njëherë e konfirmoi mbështetjën e Kosovës për liberalizimin e vizave.

“Në publikimin e radhës të FAZ, theksohet mbështetja e Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Seehofer për procesin e liberalizimit të vizave, duke e konsideruar të justifikueshme kërkesën e kosovarëve për të lëvizur të lirë dhe duke këmbëngulur që Kosova përmbushë kriteret e nevojshme për këtë proces”, ka thënëHaradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”.

I pari i Qeverisë së Kosovës po ashtu njoftoi se një mbështetje të madhe këtij procesi i ka dhënë edhe deputeti i Partisë së Gjelbër Manuel Sarrazin. “Në korrik të 2018-tës, Komisioni i BE-së konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat, e po të njëjtin vlerësim vendi e mori edhe nga Parlamenti Europian”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke uruar Kosovën, tha se tani Kosova ka krijuar ekipin e saj për të bashkëpunuar me Qeverinë gjermane, që ky proces të finalizohet sa më parë.

“Kosovarët, tashmë e kanë marrë PO-në e madhe nga Gjermania, për ta jetësuar të drejtën e tyre për lëvizje të lirë. Urime Kosovë!”, u shpreh Haradinaj duke e shpërndarë një artikull të faz.net.

Haradinaj edhe më 2 maj të këtij viti kishte uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave, i bindur që një gjë e tillë shpejt do të ndodh./21Media