Ramush Haradinaj, thotë se çështjet e sigurisë asnjërë nuk vonohen

Ramush Haradinaj, thotë se çështjet e sigurisë asnjërë nuk vonohen

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë një interviste për RTV21, ka thënë se ushtria së shpejti do të formohet pasi që këto çështje sipas tij nuk vonohen.

“Nuk shkojnë shumë gjatë çështjet e sigurisë. Ka qenë më mirë përmes ndryshimeve kushtetuese mirëpo, është mirë të avancohet edhe përmes ligjit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se idenë e formimit e ka mirëpritur jo për shkak të asaj se kush e ka iniciuar por për shkak se ia di rëndësinë. Por, sipas tij është përgjegjësi që të kërkohet vota nga lista serbe ashtu siç është kërkuar për çështje të tjera.

Ndërsa, sa i përket partneritetit me ndërkombëtarët i pari i AAK-së ka thënë se nuk do të humbet por, sipas tij vetëm do të forcohet.

“Unë e kam bindjen që nuk humbet parteneriteti përkundrazi edhe partnerët kanë nevojë. Do të ndodhë ushtria e Kosovës. Mirëpo, kërkesa dhe insistimi duhet me buru prej nesh. Asnjë kërkesë nuk implementohet me të parën por, duhet te insistohet”, ka shtuar Ramush Haradinaj.

Ai për RTV21 ka konfirmuar se e përkrah idenë e ndryshimeve kushtetuese pasi që siç thotë ai Lista serbe kurrë nuk për ta mbeshtetur këtë proces të rëndësishëm, shkruan rtv21.tv.

“Unë jam për me kry punë me ecë, na nuk mujm me pritë gjithë jetën”, ka thënë Haradinaj./21Media