"Kështu mbrohen ngjyrat e Kosovës"

“Kështu mbrohen ngjyrat e Kosovës”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar për fitoren e medaljes së artë të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës në lojërat mesdhetare që po mbahen në Spanjë.

“Vajzat e arta, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, e kanë ngritur sërish flamurin e Kosovës në piedestal, në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018. Kështu mbrohen ngjyrat e Kosovës! Krenar me ju!”, ka shkruar ai.