Sipas Haradinajt, Kosova sot nuk dallon nga vendet me demokraci të avancuar

Sipas Haradinajt, Kosova sot nuk dallon nga vendet me demokraci të avancuar

Kandidati për kryeminister nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës që  e votuan koalicionin AAK-PSD.

Ai gjithashtu ka falënderuar edhe institucionet shtetërore që kishin barrën e organizimit të zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre, për përgjegjësinë e lartë të treguar në detyrë, përgjatë gjithë këtij procesi që ende po vazhdon.

Sipas Haradinajt, vendimi i tij për t’ia kthyer sovranit vendimmarrjen, pikërisht në kohë udhëkryqi për Kosovën, sot u vërtetua që ishte veprim i drejtë.

Gara e drejt dhe e qetë, e ngriti Kosovën dhe qytetarët e saj në një standard të ri të pjekurisë politike dhe demokratike, duke shërbyer si model shembull në rajon. Për këtë meritore janë të gjitha partitë politike, pa dallim. Uroj që me të njejtin nivel maturie, të mbyllet edhe ky cikël elektoral, duke i hapë rrugë pa vonesa, konstituimit të Kuvendit, dhe institucioneve të reja demokratike në vend”, ka thënë Haradinaj

Sipas tij, Kosova sot nuk dallon nga vendet me demokraci të avancuar, duke dëshmuar se jemi po aq evropian sa secili vend tjetër në Evropë.

“Kosova sot nuk dallon nga vendet me demokraci të avancuar, duke dëshmuar se jemi po aq europian sa secili vend tjetër në Europë, dhe kërkesat tona për integrim dhe respektim të shtetit e sovranitetit tonë, janë të drejta të pamohueshme, ashtu siç është e paprekshme, Kosova e 17 shkurtit. Kosovë, na presin sfida!“, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /21Media