Haradinaj: Flamuri kombëtar është flamuri i lirisë sonë

Haradinaj: Flamuri kombëtar është flamuri i lirisë sonë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur lidhur me zëvendësimin e flamurit kombëtar me atë të shtetit të Kosovës në hyrje të Prishtinës.

Haradinaj ka thënë se vendosja e flamurit të shtetit të Kosovës bëhet në respekt të shtetit të Kosovës dhe shënimit të përvjetorit të dhjetë të shtetit tonë.

“Flamuri kombëtar është flamuri i lirisë sonë. Me shekuj kemi rrugëtuar me këtë flamur dhe gjithmonë do ta duam dhe do ta respektojmë. Vendosja e flamurit të shtetit të Kosovës bëhet në respekt të shtetit të Kosovës dhe shënimit të përvjetorit të dhjetë të shtetit tonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje kryeministri ka thënë se me flamurin e Kosovës synojmë njohjen ndërkombëtare.

“Me këtë flamur zhvillojmë Kosovën dhe të ardhmen euro-atlantike.Të dashur qytetarë, Ta ruajmë rrugëtimin, edhe ashtu të vështirë, të shtetit tonë të ri”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Hiqet flamuri kombëtar në hyrje të Prishtinës