Kryeministri ka thënë se Kosova është e përcaktuar për integrimet në BE

Kryeministri ka thënë se Kosova është e përcaktuar për integrimet në BE

Në konferencën me temën “Agjenda për reforma evropiane: Raporti i progresit për qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit” të organizuar nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se agjenda evropiane është në listën prioritare të Qeverisë.

“Neser e kemi 60 diteshin e fillimit të punës ne Qeveri. Kemi rritë intensitetin e punës në Qeveri pikerisht për shkak te ERA-s dhe MSA-së. Ne për pak ditë e kemi këshillin e MSA- së dhe kemi pergatitë një dokument të prioriteteve kyqe. Kosova s’ka alternativë, është e përcaktuar për integrimet në BE. Presim që vitin e ardhshëm të kandidojmë për statusin e kandidatit”, ka thënë Haradinaj.

Në këtë tryeze po marrin pjesë edhe ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, shefja e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova, ambasadori norvegjez, Per Strand Sjaastad./21Media