Kryeministrit takoi Selmanin e ri

Kryeministrit takoi Selmanin e ri

Përkundër angazhimeve të shumta në punë, kryeministri Ramush Haradinaj ka gjetur kohë të vizitojë sot familjen e dëshmorit Selman Lajçi.

Gjatë vizitës, kryeministri takoi Selmanin e ri, takimi me të cilin i dhuroi shumë emocione të parit të qeverisë.

“Kur je me ma të dashurit e një bashkëluftëtari, gjithnjë të mungojnë fjalët, sikur do me u dhënë një porosi që ua dërgon i biri. Në familjen e dëshmorit Selman Lajçi, gjithmonë do të jehojë liria. Emocionues posaçërisht takimi me Selmanin e ri. Lavdi e përjetshme atyre që ranë për lirinë e atdheut”, ka shkruar kryeministri. në Facebook./21Media