Haradinaj takoi Davutoglun

Haradinaj takoi Davutoglun

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ish-kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Haradinaj vlerësoi rolin e Davutoglu dhe të diplomacisë turke në lobimin për shtimin e numrit të njohjeve dhe për procesin e përgjithshëm të shtetndërtimit.

Në takim u bisedua edhe për zhvillimet e fundit politike, për proceset e integrimit euroatlantik dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, me ç’rast Haradinaj theksoi se në Kosovë është krijuar një klimë e favorshme për investitorët potencial.

Ndërsa Davutoglu, përgëzoi Haradinajn dhe qytetarët e Kosovës për 10 vjetorin e pavarësisë, duke vlerësuar të arriturat dhe sukseset që janë shënuar gjatë kësaj dekade.